Josa: Nuk e mbaj mendjen te dy humbjet, jemi të përqendruar vetëm te Kukësi

Josa: Nuk e mbaj mendjen te dy humbjet, jemi të përqendruar vetëm te Kukësi

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Kukësin.

Josa deklaroi se përqendrimi është vetëm te ndeshja e nesërme dhe jo te ajo e radhës ndaj Tiranës. Tekniku kuqeblu, deklaroi se nuk e ka mendjen te dy humbjet e kaluara të skuadrës.

Është ndeshje shumë e rëndësishme, jo për faktin  se Kukësi po rritet, por se po luajmë me Kukësin. Është një skuadër që i ka dhënë tonin futbollit gjatë viteve të fundit. Ne personalisht duhet të shohim veten tonë ku jemi dhe objektivat për të shkuar më lart. Normal që Kukësi është riformuar këtë periudhë të lëvizjes së lojtarëve. Kanë ditur të marrin rezultate. Ndeshje e rëndësishme. Te gjitha ndeshjet i shoh në perspektivën e së ardhmes.

Nuk e mbaj mendjen te dy humbjet, por e mbaj mendjen tek ndeshja nesër, është komplet ndryshe. Pas ndeshjes me Kukësi do shohim ndeshjen tjetër që luajmë me Tiranën.

Ne përsëri kemi dy lojtarë jashtë. Kemi një Boshnjak i cili është në dyshim, është stërvitur, por që të vijë në gjendjen e lojtarëve që janë në lojë do punë. Kemi një Latif që është stërvitur pa probleme do të shohim si do të veprojmë nesër. Por do të kem lojtarë që më janë përgjigjur gjatë kësaj periudhe, qoftë ndeshjeve që kemi humbur qoftë atyre që kemi fituar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy