Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat, në prag të sfidës me Vllazninë, që do të luhet në Shkodër këtë të premte.
Gvozdenovic, deklaroi se skuadra gëzon formë të mirë, ndërsa shtoi se synohet fitorja në ndeshjen e fundit të vitit.
Jemi përgatitur mirë. Është java e fundit e vitit. Deri tani nuk kemi mungesa, jemi gati dhe mendojmë vetëm për pikët. Do luftojmë fortë dhe do shikojmë si do dalim. Dua të mbyllim me fitore, ashtu siç e kemi nisur kampionatin.
Ndeshja Vllaznia-Skënderbeu do të luhet ditën e premte në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 17:00.



