
Në ndeshjen mes Partizanit dhe Teutës, të vlefshme për javën e 9-të në Superligën e basketbollit, është regjistruar një ngjarje aspak e këndshme.
Pas përfundimit të ndeshjes, ku Partizani fitoi me rezultatin 74-71, është regjistruar edhe një incident mes lojtarit të të kuqve, Arbër Babasuli dhe trajnerit të Teutës, Melzin Lazimi. Ky i fundit është goditur nga lojtari Babasuli, duke bërë që rezultati i ndeshjes të kalojë në plan të dytë.
Menjëherë pas kësaj, trajneri i Lazimi i është drejtuar komisariatit të policisë, ku ka bërë denoncim për basketbollistin Arbër Babasuli.
Në reagimin e bërë nga Teuta thuhet se përveç sherrit në fund, gjatë lojës kishte edhe një arbitrim skandaloz, që favorizoi Partizanin.



