
Sulejman Starova duke folur për finalen e Conference League, është shprehur se për Shqipërinë vlen reklama, pasi sipas tij stadiumi “Air Albania” nuk emocionon njeri.
Në emisionin "Skaner" në MCN TV, Starova deklaroi se për këtë finale në Tiranë është meritë e FSHF, që solli një natë magjike.
Mourinho është një person karizmatik dhe kky trofe e ngre edhe më shumë. Nuk emocionohet njeri me stadiumin “Air Albania”. Për ne vlen ndeshja, po edhe fjalët e mira që flasin për Shqipërinë, janë një reklamë shumë e madhe. Kësaj pune fantastike, që nga ata që e organizuam. Ky lloj shërbimi që ia bëri Shqipërisë futbolli, është meritë e FSHF. Forca e futbollit e bëri këtë natë magjike.



