Alex Baena, prioritet për Atletico Madridin

Alex Baena, prioritet për Atletico Madridin

 Tre sezonet tek Villareali i kanë shërbyer Alex Baenas për të ngjitur shkallët në karrierë.

Mesfushori në kohët e fundit është grumbulluar rregullisht edhe nga Luis de la Fuente tek Spanja, fakt që do të thotë se kemi të bëjmë me një lojtar shumë cilësor.

Sakrificat dhe dëshira për të dhënë më të mirën po i shpërblehen, i cili është shëndërruar në fiksimin e trainerit Diego Simeone.

Tek Atletico Madridi po punohet me shumë përkushtim për tu rikthyer tek titujt e rëndësishëm dhe me ‘’ El Cholon ‘’ në stol gjithçka është e mundur.

23 vjeçari spikat për vizionin për lojën, saktësinë në rikuperimin e topave dhe gjithashtu është shumë i rrezikshëm në zonat kundërshtare.

Prezenca në fushë i ka dhënë qetësinë e duhur ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ dhe kampiones në fuqi të Europës.

Avancimi i sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur është shoqëruar edhe me rritjen e vlerës së kartonit.

Referuar  mënyrës sesi luajnë ‘’ Los Colchoneros ‘’, Alex Baena është i duhuri por drejtuesit e ekipit nga Castellon parashikohet se do të bëjnë një lloj rezistence, për një ndër më të mirët e trainerit Marcelino Garcia Toral.

Ishi i Gironas po zhvillon performanca për tu marrë shembull dhe tek spanjollët, të cilat i ka demostruar gjatë 12 sfidave, të shoqeruara me një gol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy