
Klauzola e prishjes së kontratës së Ousmane Dembeles me Barcelonën, e cila arrin 50 milionë eurot, ka impulsuar ofensivën e Chelseat për francezin .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ gëzojnë financa të shëndosha dhe sipas ‘ Sport ‘ drejtuesit e kryeqytetasve do të tentojnë t’ia dhurojnë këtë kënaqësi Graham Potterit në merkaton e ardhshme.
Në metrat e fundit londinezët nuk janë ai ekipi i dy viteve më përpara , i cili u shpall për të dytën herë kampion i Champions Leagues, me Thomas Tuchel në stol.
Për 25 vjeçarin transferimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të ishte nisja e një aventure të re tek një ekip shumë i suksesshëm , aktualisht në rindërtim e sipër .
Rendimenti i vakët e Raheem Sterling dhe largimi i mundshëm i mesfushorit Christian Pulisic e shëndërrojnë yllin nga Vermon në një element për tu marrë në konsideratë , gjithmonë nëse s’do ta arrijë rinovimin e kontratës me ‘’ Los Cules ‘’.
Për spanjollët ky aspekt mbetet një barrierë e vështirë për tu kaluar dhe drejtuesit e tyre duhet të përpiqen me çdo mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje pasi flitet për një komponent si Osumane Dembele, shumë i rëndësishëm për Xavi Hernandez, pavarësisht luhatjeve të Barcelonës në sezonin aktual.



