Julian Alvarez, prioritet për Barcelonën

Julian Alvarez, prioritet për Barcelonën

Në sezonin e dytë tek Atletico Madridi Julian Alvarez po dëshmon përsëri se mbetet një ndër më të rrezikshmit në qarkullim. 

Argjentinasi e ka fituar besimin e Diego Simeones, i cili e konsideron titullar të padiskutueshëm në 11-she dhe në fakt ka marrë vendimin e duhur. 

6 gola dhe 1 asist në 7 sfidat e para të sezonit sigurisht tregojnë potencialin në metrat e fundit, për të cilin kanë shfaqur interes drejtuesit e Barcelonës.

 Ishi i River Plates është në një ndër momentet më të rëndësishëm të karrierës dhe interesi i ‘’ Los Cules ‘’ ia rrit automatikisht vlerat. 

Jo vetëm spanjollët por edhe gjigandë të tjerë të kontinentit të vjetër kanë nisur ofensivën për 25 vjeçarin nga Clachin, i domosdoshëm edhe tek ‘’ Albicelestët ‘’ e Lionel Scalonit. 

Eksperienca, mosha mbi supe dhe sidomos efektiviteti përpara portës janë disa cilësi të cilat preferohen nga traineri Hansi Flick, i cili po bën një punë shumë të mirë nën drejtimin e Barcelonës. 

Ndërkohë, edhe në Premier League pretendenët s’kanë munguar, veçanërisht Liverpooli, i cili përbën një sfidë për gjigandët e La Ligas dhe më gjerë. 

Largimi ose jo nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të varet nga disa faktorë dhe pritet që merkatoja e dimrit të jetë tejet e rëndësishme për vijimësinë e Julian Alvarezit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy