Dede: Reja ka vënë një tullë në themelet e kësaj Kombëtare, Silvinjo vendosi lojtarët në pozicionet e tyre

Dede: Reja ka vënë një tullë në themelet e kësaj Kombëtare, Silvinjo vendosi lojtarët në pozicionet e tyre

Trajneri Nevil Dede, analizoi ecurinë e shkëlqyer të Kombëtares shqiptare. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se në themelet e kësaj skuadre, ka vendosur një tullë edhe ish-trajneri Edi Reja.

Sipas tij, trajneri Silvinjo i ka vendosur lojtarët në pozicionet e tyre, ndërsa shtoi se suksesi ishte i parashikuar që më përpara.

Reja ka vënë një tullë në themelet e forta të kësaj Kombëtare. Forma e lojtarëve tanë, tregohet në interpretimin e ndeshjeve me Silvinjon, sepse janë titullarë në ekipet e tyre. Emrat aty kanë qenë, ky trajner ka krijuar grupin. Lojtarët gabojnë pak ose aspak, kemi shënuar shumë gola nga larg. Janë pozicionuar lojtarët tanë mirë, falë trajnerit. Çdo lider i kësaj skuadre, është pozicionuar në vendin e duhur. Të gjitha janë suksese të kësaj kombëtareje, të parashikuara më para. Ka shumë njerëz që punojnë për këtë ditë.

Kur u hodh shorti, të gjithë ishim të bindur se me Çekinë dhe Poloninë, do bëjmë ndeshje të barabarta. Me gabimet e pakta dhe me golat nga jashtë, një përqindje e fatit ka qenë në krahun tonë. Ne kemi humbur vetëm ndeshjen e parë me Poloninë, aty për shkak të një gabimi. Kemi gabuar edhe në ndeshje të tjera, por nuk jemi ndëshkuar. Pas humbjes, Duka e tha se s’ka më humbje dinjitoze. E parashikoi që atëherë dhe tha se nuk do më humbje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy