Crystal Palace, përcakton çmimin për Marc Guehi

Crystal Palace, përcakton çmimin për Marc Guehi

Sezoni i shkëlqyer si me Crystal Palacen ashtu edhe me Anglinë, sidomos në Europian, menjëherë ka shkaktuar interesin e Real Madridit për Marc Guehin.

‘’ Galaktikët ‘’ janë shumë të fokusuar tek përforcimi i prapavijës, por sipas gazetarit të ‘ Sky Sports ‘ Lyall Thomas transferimi i tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nuk do të jetë aspak i lehtë.

Londinezët synojnë të arkëtojnë 83 milionë euro për mbrojtësin, një shifër e konsiderueshme që do ti mundësonte zhvillimin e një merkatoje cilësore.

 

Drupal Ad

 

 

 

Pa dyshim që do të jetë një tundim për Florentino Perezin, i cili e ka treguar në çdo periudhë transferimesh se çfarë është i aftë të bëjë për klubin e zemrës.

24 vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe pikërisht ‘’ Los Blancos ‘’ i japin shumë rëndësi këtij fakti, për tu përmirësuar në çdo aspekt dhe deri më tani çdo lëvizje ka rezultuar e qëlluar.

Lojtari në fjalë parashikohet se do ta vlerësojë tentativën e spanjollëve, të cilët vunë diktatin në sezonin e shkuar, nën drejtimin e një traineri si Carlo Ancelotti, i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit.

Marc Guehi ka zhvilluar tre sezone tek Crystal Palace por e ardhmja e tij mund të ndryshojë shumë shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy