
Teuta-Partizani, do të jetë sfida e cila duke filluar nga ora 19:45, do të ngrejë siparin e kampionatit shqiptar për edicionin 2021-2022.
Në “Elbasan Arena” pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë sezon.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ky trajnerët, Edi Martini dhe Ilir Daja, kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Qirko, Todorvoski, Selmani, Ivanovic, Jackson, Aleksi, Daja, E.Vila, Kallaku, Plaku, Gorgiev. Trajner: Edi Martini
PARTIZANI: Hoxha, Gligorov, Belica, Damcevski, Musta, Rrapaj, Murtaja, H. Marku, Cara, Kardozo, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.



