
Me vetëm Ferland Mendy në krahun e majtë të mbrojtjes , Real Madridi ka nisur tratativat për ta fuqizuar këtë pozicion . Janari është shumë afër dhe ‘’ Galaktikët ‘’ s’duan të humbasin asnjë minutë kohë në lidhje me këtë çështje .
Një ndër preferencat e Carlo Ancelottit është Alex Sandro i cili nuk po kalon një moment të mirë tek Juventusi dhe Massimiliano Allegri ka mbetur i pakënaqur me kontributin e ishi-t të Portos.
30 vjeçarit mban mbi supe një eksperiencë të gjatë me Porton dhe Juventusin, skuadra që e kanë ndihmuar të bëjë hapa përpara .
Merkatoja do të shërbejë si trampolinë për ti dhënë një tjetër drejtim karrierës dhe kryeqytetasit janë një opsion i vlefshëm sepse aty do të gjente mbështetjen e një organike lojtarësh nga më të mirët në qarkullim dhe një figurë si Carlo Ancelotti në stol i cili mund të rezultojë një faktor determinant në ecurinë e Alex Sandros .
Profili i brazilianit korrespondon me mënyrën e lojës së Real Madridit , skuadër e projektuar për të rikapur shpejt suksesin sepse.
Anësori i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ zhvillon një lojë të ngjashme me atë të bashkombasit Marcelo Vieira dhe madrilenët mund ta transferojnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ kundrejt një çmimi simbolik duke qenë se Massimiliano Allegri ia ka hapur derën. 23 ndeshje dhe 1 gol janë shoqëruar me një lojë që nuk e ka bindur 54 vjeçarin dhe janari do të jetë momenti ideal i ‘’ Los Blancos ‘’ për ta larguar nga ‘’ Allianz Stadium ‘’.



