Merr fund “telenovela”, Mbappé i bashkohet Real Madridit

Merr fund “telenovela”, Mbappé i bashkohet Real Madridit

Real Madrid dhe “ylli” francez, Kylian Mbappe kanë arritur akordin e shumë pritur mes tyre, duke i dhënë kështu fund një “telenovele”, e cila nisi, që në verën e vitit 2021, me Presidentin Florentino Perez, i cili mund të thuhet se solli tashmë në “Bernabeu”, lojtarin më të mirë të botës.

Drupal Ad

 

 

 

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirnëjohur sportiv, Fabrizio Romano, Mbappe ka arritur akordin me “Mbretërit” e Spanjës, për një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029 dhe sa i përket pagës akoma nuk është zbuluar shifra e saktë, që “gjeli” francez do të përfitojë te 15 herë fituesit e Champions League.

Ndërkaq, kujtojmë se para kalimit te “Galaktikët” e Real Madrid, Mbappe, siç dihet nga të gjithë ishte pjesë e “gjigantëve” francezë, të Paris Saint-Germain.

Mbappé iu bashkua PSG-së nga Monaco për një tarifë të raportuar prej 214 milionë dollarë në 2017, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të shtrenjtë në botë pas Neymar Jr.

Reali paraqiti një ofertë prej 188 milionë dollarësh për Mbappé në gusht 2021, një marrëveshje që ishte afër arritjes dhe francezi pranoi në atë kohë se donte të largohej nga PSG.

Ai përfundimisht bëri një kthesë duke nënshkruar një zgjatje të kontratës tre-vjeçare për të qëndruar në Paris, megjithëse dukej vetëm çështje kohe para se të bashkohej me Realin – një klub për të cilin kishte ëndërruar të luante që fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy