
Ermal Tahiri, ish-futbollist, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se nuk duhet diskutuar për kualifikimin e Partizanit ndaj skuadrës Atletic Escaldes. Sipas tij, të kuqtë janë më lart si ekip dhe ekipe si kjo nga Andorra nuk duhen diskutuar për kualifikim. “Partizani me lojtarët që ka, është shumë më lart se kundërshtari. Lojtarët duhet të japin më të mirën në fushë. Me atë që treguan ndaj Bates, janë më lart. Nuk ka vend për nënvlerësim apo për vlerësim të tepërt. Është një ndeshje që të jep mundësinë për të fusë lojtarë dhe të testojë, për të konsoliduar ekipin. Nëse deri sot kemi thënë që do e shikojmë Partizanin në fushë, tani nuk mund ta themi këtë. Partizani është shumë lart me lojtarët që ka. Duhet ta fitojë ndeshjen sa futet në fushë. Partizani ka një president që e ka futur dorën në xhep, për të sjellë një trajner shumë me kontratë shumë të mirë Nuk duhet të diskutojmë për kualifikimin, ne duhet të diskutojmë si do shprehet Partizani në fushë, me ndryshimet e trajnerit. Me këtë buxhet dhe lojtarë që kemi, nuk duhet t’i diskutojmë këto ekipe.”, deklaroi Tahiri.



