
Argjentina mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti me rezultatin 1-3 Venezuelën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Megjithatë përveç fitores së Argjentinës, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një episod i ndodhur në minutën e 32 të takimit. Mesfushori i Venezuelës, Adrian Martinez, bëri një ndërhyrje horror ndaj yllit kundërshtar, Leo Messi. Këtij të fundit iu rrezikua t’i thyhej këmba, nga ndërhyrja e rëndë e lojtarit të Venezuelës.
Në tentativë për të gjuajtur topin, Martinez me takat e ngritura, godet në këmbën e majtë Messin, i cili menjëherë mbeti i shtrirë në fushë. Nga pamjet duket një ndërhyrje shumë e ashpër, ku argjentinasi ka shpëtuar për mrekulli, pasi rrezikohej t’i thyhej këmba.
Fillimisht, gjyqtari uruguaian i akordoi vetëm karton të verdhë mbrojtësit të dhunshëm venezuelas, ndërkohë që pas konsultimit me VAR-in, Martinez u përjashtua me karton të kuq.
Venezuela down to 10 men after this horror Luiz Martinez tackle on Messi.
— 2021/22 Football Season (@JoySportsGH) September 3, 2021
A potential leg-breaker. #WCQ2022pic.twitter.com/rBI9mmOBcP



