Paragjykimet për Sylvinho, Xhixho: Kështu ndodhi edhe me De Biasin

Paragjykimet për Sylvinho, Xhixho: Kështu ndodhi edhe me De Biasin

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, referuar paragjykimeve për trajnerin e ri të Kombëtares, Sylvinho, tha se e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur u emërua Gianni De Biasi.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se duhet parë njëherë puna e brazilianit dhe më pas të nisin me gjykimet.

Vendimi që Sylvinho të rrijë në Shqipëri, është pozitiv. Një trajner që do të ekspozohet në arenën europiane. Sylvinho ka fituar gjithçka në karrierën si futbollist. Mancini e mori te Interi, ku ishte trajner. Arteta, Scaloni që mori Argjentina. Këta të fundit i provuan të gjitha për Botërorin, por e fituan nga Scaloni, që erdhi si ndihmës trajner.

Jemi akoma në nivelin e paragjykimit. Sa është sulmuar De Biasi kur erdhi, teksa i nxorrën edhe trukime. Ka pasur karrierë të shkurtër si trajner i parë, por ta shikojmë dhe më pas ta gjykojmë. Trajneri i një kombëtareje është shumë ndryshe nga një trajner klubesh. Na duhet më shumë atmosfera. Duhet të diskutojmë për gjendjen e lojtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy