
Trajneri Nevil Dede, duke analizuar fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë, tha se skuadra kuqezi ka një personalitet, që në vitet e fundit i kishte munguar.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede theksoi se dëshira e lojtarëve të Shqipërisë, mposhti cilësinë e polakëve.
Zgjedhja e Dukës me Silvinjon, është e duhura. Rezultatet janë ato që të japin të drejtë. Kemi shumë elemente të mira. E kam thënë që kemi një të ardhme të ndritur përpara, po vërtetohet tani.
Po tregojmë një personalitet, që në vitet e fundit na kanë munguar. Tentojmë gola nga jashtë. Silvinjo ka bërë disa prurje të reja, si Asani apo edhe Daku. Mitaj ka qenë, por Silvinjo ka guxuar t’i aktivizojë dhe beson te cilësitë e lojtarëve.
Dëshira jonë, e mposhti cilësinë e polakëve. Entuziazmi dhe dëshira mund gjithçka. Ne jo vetëm që besonim, por besonim shumë.



