“Pyeongchang 2018” /Meta i dorëzon flamurin kombëtar sportistëve pjesëmarrës

“Pyeongchang 2018” /Meta i dorëzon flamurin kombëtar sportistëve pjesëmarrës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, të cilat do të zhvillohen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 shkurt. 

Në fjalën e tij, Meta theksoi se shpreh kënaqësinë time që i dorëzova Flamurin Kombëtar delegacionit që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe u uroj shumë suksese.

“Mendoj se ne kemi nevojë për të ridimensionuar vetveten edhe në sport, edhe në turizëm, duke pasur në konsideratë se kemi mjaft male dhe dimri, në një pjesë të madhe të vendit, është mjaft interesant. Na duhet të promovojmë akoma më shumë sportet e tilla, sportet dimërore, sepse përveç të tjerave, janë edhe mjaft të shëndetshme për të rinjtë. Të masivizojmë pjesëmarrjen e të rinjve këtu, ashtu sikurse na duhet të identifikojmë edhe më shumë shqiptarë dhe shqiptare të talentuar, që jetojnë jashtë dhe i praktikojnë këto sporte dhe të cilët mund të përfaqësojnë Shqipërinë në të ardhmen në mënyrë që të kemi më shumë të rinj dhe nga të gjithë grupmoshat që përfshihen në sporte dimërore", theksoi Meta.

Në këto lojëra, Shqipëria do ta përfaqësohet nga dy sportistë dhe një prej tyre Suela Mëhilli theksoi kjo për mua do të jetë Olimpiada e dytë. "Jam shumë krenare të përfaqësoj Shqipërinë para botës kështu që do të jetë një eksperiencë e veçantë", tha sportistja.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy