Sulmuesi i Bordeaux, Samuel Kalu ka shkaktuar panik të madh gjatë ndeshjes ndaj Marseille, teksa ra në fushë pa ndjenja. 23-vjeçari pësoi një kolaps, ndërkohë që ishte duke u zhvilluar një goditje dënimi për kundërshtarin.
Në minutën e 5-të, Kalu teksa ndodhej në murin mbrojtës, rrëzohet në fushë dhe humbet ndjenjat, duke shkaktuar panik te lojtarët e tjerë, të cilët menjëherë kërkuan ndihmë e mjekëve.
Për fatin e mirë, lojtarit iu rikthye vetëdija pak sekonda pasi ra në fushë, pas ndihmës së marrë nga futbollistët e tjerë dhe stafi mjekësor.
10 minuta pas ngjarjes, trajneri Petkovic vendosi ta zëvendësojë, ndërsa Kalu doli nga fusha me këmbët e tij, duke i qetësuar kështu të gjithë.
Menjëherë në mendjen e të gjithëve që po ndiqnin ndeshjen në ato momente, erdhi rasti i Christian Eriksen, i cili gjithashtu pësoi një kolaps në fushë në Europian, gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.



