Real Madridi, gjen mbrojtës tek Real Sociedad

Real Madridi, gjen mbrojtës tek Real Sociedad

Përpjekjet e drejtuesve të Real Madridit në lidhje me përforcimin e mbrojtjes vijojnë. 

Sigurisht duke patur parasysh se jemi drejt fundit të sezonit priten ndërhyrje gjatë merkatos së verës. 

Jon Martin i është shtuar listës së Alvaro Arbeloas, pjesë e Real Sociedadit. 

19 vjeçari po zhvillon një sezon shumë premtues me bardheblutë dhe vlera e kartonit momentalisht i arrin 30 milionë eurot. 

Ecuria shumë e mirë e ka binur trainerin Alvaro Arbeloa se mund ti shërbejë në të ardhmen ‘’ Galaktikëve ‘’, tek një repart i cili prej kohësh vijon me shumë ulje-ngritje. 

Sipas ekspertëve Jon Martin do të jetë një ndër më të mirët në Spanjë në të ardhmen e afërt dhe ky fakt kurrsesi s’mund të anashkalohet nga ish fituesit e Champions Leagues dhe jo vetëm. 

Dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ tashmë janë hapur për Jon Martin i cili duhet ta analizojë këtë interes me kujdes, për të marrë më pas vendimin se në cilin klub dëshiron ta vazhdojë karrierën. 

1 gol në 19 sfida është kontributi me ekipin nga San Sebastian, të cilit i ka qëndruar besnik dhe po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Reale Arena ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy