Fitorja në miqësore, trajneri i Partizanit: Nuk kënaqem kurrë, duhet të bëjmë më shumë para Bate Borisov

Fitorja në miqësore, trajneri i Partizanit: Nuk kënaqem kurrë, duhet të bëjmë më shumë para Bate Borisov

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic, foli për mediat, pas fitores minimale që skuadra e tij regjistroi në miqësore ndaj Strugës. Zekic deklaroi se nuk është asnjëherë i kënaqur, ndërsa shtoi se skuadra ka shumë punë për të bërë, para sfidës me Bate Borisov në turin e parë në Champions League. “Nuk jam asnjëherë i kënaqur. Është vetëm ndeshja e parë dhe kemi shumë për të bërë. Duhet të bëjmë më shumë para ndeshjes me Bate Borisov. Duhet të përmirësojmë më shumë anën taktike të lojës, por futbollistët kanë impenjimin maksimal dhe kjo është diçka pozitive. Sa i përket lojtarëve të rinj të afruar, ata kanë pak mangësi fizike dhe taktike, kjo është e kuptueshme. Bate Borisov është një skuadër për tu respektuar. E kam ndjekur në ndeshjet e fundit dhe duhet të jemi përgatitur maksimalisht.”, u shpreh Zekic.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy