Shqipëria luan një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo ndaj Spanjës. Kuqezinjtë synojnë kalimin e grupit, për të shkruar historinë.
Pavarësisht se përballë është një kundërshtar i vështirë, te Kombëtarja shqiptare, kërkohet fitorja dhe pritet të jetë një ndeshje e luftuar.

Ndeshja është planifikuar të luhet në orën 21:00, mbrëmjen e kësaj të hëne. Paralelisht do të luhet edhe ndeshja tjetër e Grupit B, ajo mes Italisë dhe Kroacisë.
Spanja ka siguruar kalimin e grupit, ndërsa ndeshjet e sotme, do të vendosin fatet për ekipet e tjera të grupit.



