
Tashmë është e ditur se Nacho Fernandez nuk mund ta sigurojë vendin e titullarit tek Real Madridi për arsye të prezencës së Militaos, Alabas dhe Rudiger.
Ky fakt pa dyshim e bën të pamundur qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por fatmirësisht disa ekipe në Serinë A janë të gatshme ta kenë pjesë të tyre spanjollin.
Në fillim ishte Roma, Interi dhe tanimë Milani është shëndërruar në një kandidat potencial për ta transferuar qendërmbrojtësin në ‘’ San Siro ‘’.
34 vjeçari vlerësohet maksimalisht nga traineri Stefano Pioli, i cili e përfundon kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’ në 30 qershor dhe kuqezinjtë mund të përfitojnë shërbimet e tij me parametër zero.
S’duhet harruar se tek kryeqytetasit mund të transferohet edhe mbrojtësi i Lilles Leny Yoro gjatë merkatos së verës, situatë e cila e përforcon largimin e Nacho Fernandezit nga ish fituesit e Champions Leagues.
Prej vitesh Milani po tenton rikthimin tek trofetë por sigurisht arritja e objektivit ka rezultuar e vështirë sepse rivaliteti ndërmjet ekipeve sa vjen edhe ashpërsohet, në çdo kompeticion.
Për nxënësin e Carlo Ancelottit do të ishte eksperienca e parë larg Madridit, i cili i ka qëndruar besnik të ashtuquajturve ‘’ Los Blancos ‘’ gjatë karrierës por si duket eksperienca tek një ndër ekipet më të famshëm të botës do të përfundojë shumë shpejt.



