
Hellas Verona nuk ka humbur kohë për të zyrtarizuar trajnerin e ri.
Pas shkarkimit të Gabrielle Cioffi, drejtimi i skuadrës i është besuar ish-lojtarit të Milanit, Salvatore Boçheti.
Ky i fundit ka drejtuar ekipin e të rinjve të Verona dhe tashmë do të jetë në stolin e ekipit të parë. Veronezët aktualisht renditen të 18-tët me vetëm pesë pikë.



