
Interesi i disa skuadrave për Lautaro Martinezin e ka parapërgatitur Interin që po i jep shumë rëndësi kësaj historie dhe italianët e shikojnë një arritje largimin e argjentinasit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Problemet ekonomike do të tentohen të lihen pas me shitjen e lojtarëve më të kushtueshëm për ti hapur rrugë një revolucioni që do ti shëndërrojë zikaltërit në një kandidat potencial për fitimin e titujve .
19 herë kampionët e Scudettos kanë filluar zgjidhjen e këtij problemi dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ kanë deklaruar se mirëpresin ofertat duke filluar nga 80 milionë euro e sipër për 24 vjeçarin , shumë i rëndësishëm gjatë drejtimit të Antonio Contes i cili i kurorëzoi sakrificat me fitimin e Serisë A.
Lautaro Martinez është një sulmues shumë i talentuar dhe për tu marrë në konsideratë gjithmonë sepse të habit kur nuk e pret por Interi duket se do ta mbyllë këtë kapitull dhe në fokusin e Simone Inzaghit vijon të jetë Paulo Dybala, faktor determinant tek Juventusi por e ashtuquajtura ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po vonon shumë për rinovimin e kontratës me ‘’ La Joyan ‘’ dhe Interi do të përfitojë .
Megjithatë edhe prapavija është konsideruar paksa problematike nga ishi i Lazios dhe po vlerësohet mundësia e transferimit të një mbrojtësi.
Problemet ekonomike janë shëndërruar në një gangrenë për italianët që besojnë se mund ti zgjidhin dhe rezultatet e para janë arritur me shitjen e Romelu Lukakut tek Chelsea kundrejt 110 milionë eurove dhe gjatë verës do ti takojë golashënuesit nga Bahia Blanca të përgatisë valixhet pas katër sezonesh ku spikati në ofensivën e furishme zikaltër por fatkeqësisht nuk ka arritur objektivat dhe drejtuesit i kanë dhënë prioritet fuqizimit të arkave.
Diferencat në futboll sa vinë e po ngushtohen dhe surprizat kanë fituar një rol të veçantë në këtë histori dhe ekipet me emër , në rastin konkret ekipi nga Lombardia duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në mbrojten e titullit të sezonit të shkuar që padyshim ndryshoi historinë në kampionatin italian.
Pikërisht ky moment është ideali drejt mbylljes së këtij kapitulli sepse Simone Inzaghi pretendon të ketë një ekip solid, kryefjala e të cilit është akumulimi i të tjerë sukseseve për të përsëritur të shkuarën ku befasuan me Jose Mourinhon duke fituar edhe Champions Leaguen.



