
Një ndër komponentët kryesorë për suksesin e Atleticos gjatë këtij sezoni është padyshim Luis Suarez. Tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ uruguajani ka arritur të rigjejë veten dhe ka dhënë një kontribut monstruoz për kryeqytetasit . Kontrata 1 vjeçare e firmosur nga ‘’ El Pistolero ‘’ me siguri do të jetë pjesë e të kaluarës sepse Atletico kërkon me ngulm qëndrimin e tij për të mbetur në të njëjtën linjë edhe në sezonin tjetër .
Golat e shënuar i kanë shtuar besimin dhe e kanë lumturuar trainerin Diego Simeone. Në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ janë shumë koshientë se duhet të rinovojnë me 34 vjeçarin për të mos prishur atmosferën festive sepse i ka rifutur në librin e artë të Primera Division . Mbi këtë çështje jetike nuk ka preferuar të qëndrojë duarkryq as presidenti Enrique Cerezo i cili e ka glorifikuar figurën e Luis Suarez dhe ka shprehur qëndrimin në lidhje me situatën.
Për të përditshmen ‘’ El Larguero ‘’ 73 vjeçari ka deklaruar :
“ Ndihemi shumë krenar për Luis Suarez . Ai ka rezultuar determinant për arritjen e Atleticos deri këtu . Besoj se do të vendosë të qëndrojë sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm “ , përfundoi Enrique Cerezo .
Sipas Mundodeportivos Liverpooli ka rikthyer sytë tek golashënuesi i kombëtares ‘’ Celeste ‘’ sepse ka mbetur i impresionuar me statistikat e arritura .
Edhe një herë lojtari nga Salto ka treguar se nuk i trembet aspak kundërshtarëve sepse deri më tani i ka shënuar 20 gola në 37 ndeshje . Ky numër ka një ndikim direkt në rezultatet e arritura nga të besuarit e ‘’ El Cholos ‘’ që janë një ndeshje larg ngritjes së trofeut të 11-të në La Liga .



