
Humbja e protagonizmit tek Leipzigu, e ka ndërlikuar qëndrimin e Timo Wernerit në ‘’ Red Bull Arena ‘’.
Premier League ka fituar terren në lidhje me destinacionin e mundshëm të gjermanit në të ardhmen, aty ku disa ekipe po luftojnë për shërbimet e tij, përfshirë edhe Manchester United.
Sipas ‘ Sky Sports ‘ Fulhami dhe West Hami do të zhvillojnë një tjetrër derbi midis tyre për 27 vjeçarin, edhe pse deri më tani nuk ekziston një ofertë konkrete.
Golashënuesi i njeh mjaft mirë ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe gjithashtu dy ekipet londineze për arsye se në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat.
Drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues janë shprehur të gatshëm ti ofrojnë një rol titullari Timo Wernerit, i cili po zhvillon sezonin e dytë me Leipzigun.
Traineri Erik Ten Hag i ka kërkuar medoemos drejtuesve transferimin e ishi-t të Stuttgartit në ‘’ Old Trafford ‘’ , prezenca e të cilit ndoshta mund të shërbejë për ta shtuar produktivitetin në metrat e fundit.
Megjithatë, s’duhen nënvlerësuar Fulhami dhe West Hami , edhe pse në plan të parë Manchester United mund të konsiderohet më i favorizuar.



