
Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku ekipi i tij u mposht në transfertë nga Vllaznia.
Sipas tij, kampionati është i çmendur, ndërsa theksoi se Dinamo pësoi gol për mungesë eksperiencë.
Është një kampionat i çmendur. Në javën e fundit kemi luajtur mirë, por sot bëmë disa gabime dhe kishim disa raste flagrante. Kemi pasur situatë të mira për të gjetur golin dhe më vjen keq, pasi duhet të ishim më të kujdesshëm.
Të pësosh gol në atë minutë është mungesë eksperiencë. Me një pikë do të ishim më afër ‘Final-Four’. Falënderoj çunat dhe iu them se duhet të jenë më të fortë. Po i ndjejnë shumë rastet e humbura dhe ky është futbolli dhe është i paparashikueshëm. Duhet të ringrihemi për dy javët e ardhshme.
Unë u kam dhënë direktivat, që lojtarët të jenë në ekuilibër dhe të dilnim në kundërsulm, por pati neglizhencë për një top të vdekur që erdhi në zonë. 1 pikë sot do të na afronte edhe më shumë me ‘Final-Four’.



