Arsenal afër Nuno Tavares

Arsenal afër Nuno Tavares

 Pas një sezoni  për tu harruar Arsenali ka mbledhur forcat dhe tashmë po mendon për vijuesin . ‘’ Topchinjtë ‘’ duhet me patjetër të zhvillojnë një merkato cilësore për tu rikthyer në rivalin e rrezikshëm të disa sezoneve përpara . Mikel Arteta është shumë ndërgjegjshëm për këtë fakt dhe tashmë  londinezët janë shumë afër lojtarit të Benfikës Nuno Tavares .  Sipas Daily Mail  13 herë kampionët e Premier Leagues  do të derdhin 8 milionë euro në  arkat e portugezëve  për 21 vjeçarin i cili ka impresionuar me  ‘’ Shqiponjat ‘’  .

Karakteristikat që mbart janë të duhurat nëse i referohemi lojës që zhvillon Arsenali pasi është shumë i shpejtë në inkursionet drejt portave kundërshtare dhe gjithashtu tepër efektiv në prapavijë , elementë që i përmbushin kërkesat e trainerit spanjoll.  Dështimi në Premier League dhe Uefa Europa League në  një fazë determinante  është një leksion i vlefshëm për drejtuesit e Arsenalit se duhet të bëjnë gjithçka është e mundur gjatë merkatos për ti mundësuar rikthimin e faqes anglezëve të cilët janë një kundërshtar për tu respektuar .   

Me progresin e bërë Nuno Tavares i ka të gjitha shanset për të iniciuar një tjetër eksperiencë larg ‘’ Estadio Da Luz ‘’  në një kampionat i cili konsiderohet ndër më të bukurit e planetit .  

Sezoni për mbrojtësin nga Lisbona është mbyllur me 68 ndeshje , 2 gola dhe  12 asiste  , të cilat ia kanë mbajtur të hapur rrugën me synimin e  ngjitjes në karrierë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy