Atletico Madridi, sfidë Paris St Germain për Dro Fernandez

Atletico Madridi, sfidë Paris St Germain për Dro Fernandez

 Ashtu siç ndodh pothuajse në çdo merkato edhe në aktualen sfidat midis ekipeve të njohura do të vijojnë. 

E tillë do të jetë edhe ajo midis Paris St Germain dhe Atletico Madridit për talentin e Barcelonës Dro Fernandez.

 Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ kanë paracaktuar klauzolën për prishjen e kontratës e cila i arrin 6 milionë eurot, shifër lehtësisht e përballueshme si nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ ashtu edhe nga ‘’ Les Pariziens ‘’. 

Mirëpo duhet theksuar se tek Barcelona ka nisur puna për t’ia rritur vlerën e cila parashikohet se do të jetë 10 milionë euro. 

Mesfushori ka bërë mirë me ekipin e parë i cili deri më tani numëron 3 sfida por me cilësitë që mbart pa dyshim të lë të kuptosh se bëhet fjalë për një lojtar cilësor. 

Interesi i kryeqytetasve e dëshmon fare qartë por duhet shtuar se Atletico Madridi të ofron vazhdimësi dhe mundësi për vijimësinë. 

Do të jetë paksa e vështirë për ekipet në fjalë pasi Dro Fernandez konsiderohet një element me shumë vlera nga traineri Diego Simeone, i cili shquhet për kokëfortësinë e tij në lidhje me qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ të lojtarëve që mund ti shërbejnë të ashtuquajturve ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për arritjen e objektivave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy