
Elseid Hysaj edhe zyrtarisht nuk është më një lojtar i Napolit. Ka qenë vetë mbrojtësi, që në profilin e tij, ka bërë një postim ku i falënderon të gjithë, për 4 vitet e kaluara me të kaltrit.
“Napoli, pas 6 vitesh erdhi momenti i përshëndetjes. Nuk mjafton një postim për të falënderuar të gjithë, por dua të falënderoj shokët e skuadrës, shoqërinë, magazinierët, Tomasson e madh i cili është një nga pjesëzat e historisë së Napolit dhe fizioterapistët.
Falënderoj gjithashtu edhe personat e tjerë që kam njohur gjatë kësaj periudhe. Një falënderim special për ju tifozë që më keni bërë të ndihem si në shtëpi mua dhe familjen time. Jeni një qytet special dhe tifozë specialë që bëni gjithçka për ata që veshin fanellën e Napolit dhe unë ju them se jam krenar që e kam mbajtur veshur këtë fanellë. Për 6 vite me radhë kam dhënë shpirtin dhe kam derdhur djersë.
Gjithmonë kisha dëshirë ta nderoja këtë fanellë dhe gjëja që më vjen keq është se nuk keni festuar golin tim në stadiumin e mbushur plot. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim. Siç thotë dhe ajo fraza e famshme ‘Kur shkon tek Napoli qan dy herë, kur mbërrin dhe kur largohesh’. Dhe kjo është e vërteta, gjithmonë do të jeni në zemrën time.”, shkruan Hysaj në profilin e tij.
Ndërkaq është zbuluar edhe skuadra e re e mbrojtësit të Shqipërisë. Shkodrani do të vazhdojë karrierën te Lazio, aty ku do të gjejë edhe ish-trajnerin Maurizio Sarri. Ditën e djeshme lojtari ka dalë në stërvitje me skuadrën kryeqytetase, ndonëse zyrtarizimi ende nuk ka ardhur.



