Paris St Germain, ofensivë për Franco Mastantuonon

Paris St Germain, ofensivë për Franco Mastantuonon

Pas fitimit të Champions Leagues menjëherë Luis Enrique dhe drejtuesit e Paris St Germain kanë filluar të bëjnë llogaritë për sezonin vijues.

‘’ Lucho ‘’ e tregoi edhe njëherë se mbetet një ndër trainerët më cilësorë në qarkullim, i cili triumfoi edhe me Barcelonën në 2015-tën.

Pas këtij suksesi spanjolli synon pa dyshim që të vijojë në këtë rrugë, i cili e ka mbështetjen e padiskutueshme të Nasser Al Khelaifit.

Franco Mastantuono i është bashkuar listës së gjatë të ‘’ Luchos ‘’ , një ndër talentët më të spikatur të dalë nga akademia e River Plates.

17 vjeçari është pretenduar edhe nga Real Madridi në të shkuarën por interesi i ‘’ Les Pariziens ‘’ sigurisht përbën një kërcënim.

Drupal Ad

Milionat e Nasser Al Khelaifit kanë bërë në të shumtat e rasteve diferencën, i cili e ka shprehur se nuk e ka problem të shpenzojë 45 milionë euro, shifer që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës me ish kampionët e Kupës Santander Libertadores.

Mesfushori po e përmirëson rendimentin në çdo ndeshje dhe tashmë është i pazëvëndësueshëm në 11-shen e Marcelo Gallardos.

Pritet që në javët vijuese negociatat ndërmjet drejtuesve të Paris St Germain dhe atyre të River Plates të intensifikohen, duke qenë se Franco Mastantuono preferohet nga Luis Enrique.

Në sezonin aktual talenti i ‘’ Los Millonarios ‘’ numëron 7 gola dhe 4 asiste në 20 sfida, të cilit mund ti ndryshojë karriera në çdo aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy