
Trajneri Carlo Ancelotti, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka zbuluar arsyen e largimit nga PSG në 2013.
Tekniku italian, u shpreh se drejtuesit e klubit francez i kishin vendosur një ultimatum për të fituar ndeshjen me Porton dhe kjo bëri që ai të largohej.
Shkova te PSG-ja falë Leonardos, të cilin e menaxhova si lojtar te Milani. Ishte një klub që ishte blerë së fundmi nga Katari. Më pëlqeu shumë projekti. Ne filluam të ndryshojmë strukturën e seancave stërvitore. Më pëlqeu projekti, por në vitin e dytë ata nuk ishin aq të kënaqur me mua. Më thanë se nëse nuk do të mundja Porto-n, do të më shkarkonin. Unë u thashë atyre ‘si mund të ma thoni mua këtë, kjo na thyen besimin’. Vendosa të largohem në shkurt edhe nëse do të donin të më rinovonin.



