Harry Kane deklaron të ardhmen

Harry Kane deklaron të ardhmen

  Zërat  për të ardhmen e Harry Kane vijojnë të marrin shumë forcë me kalimin e kohës .  Anglezi e ka qartësuar disa herë se objektivi madhor i tij është fitimi i trofeve gjë që nuk ka mundur ta arrijë me Tottenham Hotspurin. Trofeu i fituar kësaj jave si lojtari më i mirë i Premier Leagues sipas London Evening Standart e ka gëzuar pa masë golashënuesin e mirënjohur por gjatë  një interviste për  ‘’ Evening Standarts ‘’ ka deklaruar se ka  shumë punë për të bërë  drejt suksesit : 

“ Objektivi im është fitimi i titujve me Tottenhamin .  Prej shumë kohësh  jemi drejt  përmbushjes së kësaj ëndërre dhe shpresoj ta konkretizojmë shumë shpejt “ ,  theksoi Harry Kane . Pavarësisht  sukseseve të arritura 24 vjeçari nuk ndihet i ngopur sepse pretendon ta kanalizojë edhe në anën kolektive për tu ndjerë plotësisht i realizuar :

 “  Nëse e mbyll sezonin si golashënuesi i parë i Premier Leagues do të ndihesha shumë mirë por ëndërra ime është fitimi i trofeve me Tottenhamin dhe Anglinë‘’ , theksoi asi i ‘’ Tre Luanëve ‘’.

 Gjithsesi  Harry Kanes nuk i shpëtoi as fakti i zhgënjimit të humbjes 1-0 në finalen e kupës së ligës kundër Manchester City-t nga  ‘’ Gjelat e Londrës “ :

 Kemi patur shumë shanse por fati nuk ishte  në anën tonë .  E vetmja mundësi  për të vijuar  rrugën e duhur është klasifikimi për në Uefa Champions League ‘’ , përfundoi i zhgënjyer  ‘’ Uragani “ .

 Ai e mbylli deklaratën duke shprehur dëshirat e të ardhmes :

“  Besoj se deri tani kam bërë gjënë e duhur . Do të vazhdoj me këtë ritëm edhe në të ardhmen . Shpresoj që të rikuperojmë buzëqeshjen e munguar në tërë këto sezone në ‘’ White Hart Lane ‘’ .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy