Superliga e Europës

Superliga e Europës

Shumë shpejt në futbollin europian pritet nisë një kompeticion ndryshe nga çdo herë tjetër.

Flitet për Superligën e Europës, projekt për të cilin prej më shumë se 18 muajsh vijojnë diskutimet.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë’ A 22 Sports Management ‘ Bernd Reichart e hodhi si ide, e cila bazohet në një garë të hapur midis ekipeve të elitës, të cilat do të  performojnë si në çdo sezon edhe në ligat e tyre respektive.

Superliga do të konsistojë në pjesëmarrjen e 64 ekipeve , të ndara në tre kategori si : Star League dhe Gold League , të përbëra secila nga 16 ekipe dhe Blue League nga 32 ekipe.

Ky sistem do të jetë vazhdimi i modelit të ligave ekzistuese dhe faza e grupeve do të përbëhet nga 8 ekipe , të cilët do të ndeshen ndërmjet tyre dy herë.

Minimalisht parashikohen 14 përballje në vit, nga muaji shtator deri në prill, të cilat do të zhvillohen gjatë javës .

Gjithashtu është propozuar një kontroll i rreptë në aspektin financiar , i cili impulson natyrisht një limit të përcaktuar i klubeve në lidhje me pagat dhe transferimet e lojtarëve.

Pritet që një kompeticion i tillë të ketë impakt edhe në futbollin e femrave dhe pikërisht Bernd Reichart ka insistuar në këtë ide për ta bërë më emocionues në sytë e publikut të gjerë.

Duhet theksuar se këtë projekt e kanë mbeshtetur fillimisht drejtuesit e Real Madridit dhe Barcelonës por sigurisht ka patur edhe refuzime nga klube si Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, Manchester United, Inter, Roma, Atletico Madrid, Sevilla, Real Sociedad, Paris St Germain dhe Monaco.

Për sa i përket ‘’ Verdhekuqve ‘’ drejtuesit e tyre e kanë argumentuar kështu:

‘’ E refuzojmë zhvillimin e këtij kompeticioni i cili atakon në mënyrë direkte rëndësinë e kampionateve respektive dhe bazat e formuara tashmë në futbollin europian “ .

Ndërkohë ato të Bayern Munchenit janë shprehur :

“ Krijimi i Superligës natyrisht dobëson imazhin e kampionateve respektive dhe një gjë të tillë e konsiderojmë të papranueshme “.

Në lidhje me këtë risi nuk ka munguar as pronuncimi i drejtuesve të Chelseat , të cilët e kanë mbështetur :

“ Besojmë se ky kompeticion do ti forcojë marrëdhëniet ndërmjet institucioneve, i cili për më tepër i shërben zhvillimit të mëtejshëm të futbollit “ , qëndrim i njëjtë edhe i atyre të Manchester City-t.

Gjithashtu nuk munguan fjalët e bosit të ‘’ Galaktikëve ‘’ Florentino Perez, investimet e të cilit e kanë shëndërruar këtë skuadër në një ndër më të famshmet në sportin më të ndjekur :

“ Duhet të bëjmë maksimumin për ta mbështetur zhvillimin e këtij kompeticioni, edhe pse do të na duhet të punojmë një, dy ose më shumë vite për ti bindur palët ‘’, përfundoi 76 vjeçari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy