Shpëtim Duro, pritet të vazhdojë karrierën si trajner në Kosovë. Trajneri 64-vjeçar, është në bisedime të avancuara, për të marrë drejtimin e skuadrës së FC Suhareka.
Pasi siguruan ngjitjen në Superligë, drejtuesit e klubit nga Suhareka, kanë vendosur të zgjedhin në stol një emër të njohur.

Për Duron, do të ishte një rikthim në elitën e futbollit në Kosovë, aty ku në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Dritës.
Tekniku kryeqytetas, është i lirë, pasi pak javë më parë, u shkarkua nga drejtimi i Strugës, në Maqedoninë e Veriut.



