Oscar Gloukh i vetëofrohet Real Madridit

Oscar Gloukh i vetëofrohet Real Madridit

Mesfushori i Salzburg Oscar Gloukh së fundmi është pretenduar nga disa klube të elitës europiane. Në të kaluarën Barcelona tentoi për shërbimet e tij por pa sukses dhe gjatë një interviste për ‘ Forbes Israel ‘ , 19 vjeçari ka deklaruar se dëshiron që një ditë të jetë pjesë e Real Madridit. Tashmë ‘’ Galaktikët ‘’ janë të vetëdijshëm se në një të ardhme të afërt, Oscar Gloukh mund të zbarkojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Dihet tashmë se kryeqytetasit shquhen për interesin për talentët më të spikatur në kontinentin e vjetër por edhe më gjerë dhe rasti i ishi-t të Maccabi Tel Aviv e konfirmon një gjë të tillë. Interesi i një klubi si Real Madridit sigurisht konsiderohet një shtysë për Oscar Gloukh për të dhënë maksimumin në vazhdimësi, pasi gjatë merkatos dimërore ose asaj verore mund ta hedhë hapin e ëndërruar. Deri më tani lojtari i lindur në Rejovot numëron 3 gola dhe 3 asiste në 13 sfida dhe ato vijueset konsiderohen determinante.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy