Rey Manaj, është rikthyer në formën më të mirë të mundshme, teksa vazhdon shkëlqimin në Turqi.
Sulmuesi i Shqipërisë, ishte sërish protagonist, në fitoren e skuadrës së tij Sivasspor, me rezultatin 1-0 ndaj Istanbulspor.
Pas një lëvizje të bukur, 26-vjeçari u shfaq i vetëm me portierin në minutën e 86-të dhe shënoi golin e vetëm të takimit, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Ky ishte goli numër gjashtë i Manajt në kampionat dhe i nënti në të gjitha kompeticionet, duke i dhënë një sinjal trajnerit Silvinjo që mund të jetë një zgjedhje për në Europian.



