
Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet Klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të në Superiore.
Fitorja është detyrim për dy ekipet dhe pritet një ndeshje tejet e luftuar. Ndeshja do të transmetohet në MCN TV, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Selmani; Deliu, Hoxhallari, Mici, Përgjoni; Lushkja, Meta, Jonuzi; Haxhiu, Abazaj, Patrik.
VLLAZNIA: Qarri; Sala, Pusi, Juriç, Jago; Alivoda, Boshnjaku, Ajdareviç; Çoba, Balaj, Sala.



