"Ti do ia dalësh, mos qaj", këto ishin fjalët e Serena Williams për adoleshenten ukrainase

"Ti do ia dalësh, mos qaj", këto ishin fjalët e Serena Williams për adoleshenten ukrainase

Shtatë herë kampionia e tenisit, Serena Williams ngushëlloi kundërshtaren e saj Dayana Yastremska, pasi e mundi në raundin e katërt të Australian Open.

Williams mundi 18-vjeçaren ukrainase 6-2 6-1 në një orë e shtatë minuta.

"Ti do ia dalësh, mos qaj,"-i tha 37-vjeçarja Yastremska që shpërtheu në lot pas humbjes.

Amerikanja do përballet me rumunen, Simona Halep, pasi kjo e fundit mundi Venus, motrën më të madhe të Serenës.

"Mendoj se ia doli shkëlqyeshëm", tha Williams kur u pyet për të ardhmen e adoleshentes, e cila nuk kishte lindur ende kur Serena fitoi titullin e parë te Grand Slam në vitin 1999.

Williams është favorite për të fituar titullin e 24-të të Grand Slam në Melburn dhe të kapi një rekord të ri dhe performanca e saj në raundin e tretë tregoi pse.

Williams ishte i pamëshirshëm përball ukrainases Yastremska dhe duket qartë për të fituar titullin e tetë të Australian Open.

Testi i saj më i vështirë do të jetë në raundin e ardhshëm, ku do të presë në përballje Halep.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy