Azpilicueta kërkon kalimin tek Barcelona

Azpilicueta kërkon kalimin tek Barcelona

 Futja e Barcelonës në garë , e ka bërë Cesar Azpilicuetan ta mendojë sërish qëndrimin në  ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Spanjolli ka rinovuar deri në 2023-shin me Chelsean por si duket propozimi i katalanasve e ka bindur dhe ka bërë me dije se do të largohet drejt ‘’ Camp Nout ‘’ në merkaton e veres. 

La Liga është dashuria e parë e 32 vjeçarit , aty ku filloi rrugëtimin me modestët e Osasunës e më pas nga Marseille kaloi tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ me të cilët numëron 10 sezone të mbushura me suksese dhe mendon ta mbyllë karrierën në Spanjë. 

Qëllimet e Cesar Azpilicuetas janë të qarta dhe është mëse i bindur për t’iu bashkuar ‘’ Blaugranëve ‘’ për ti ndihmuar në fazën defensive , një problematikë e theksuar ndër vite .

Në Katalunjë vijohet të shpresohet se në merkato do të arrihen objektivat, të cilat janë parësorë dhe shumë të rëndësishëm për vijimësinë . Ulja e Xavi Hernandezit në pankinë e ka rikthyer shpresën por duhet akoma kohë për të parë rezultatet .

Ripërshëndetja me Primera Division është një kënaqësi më vete për Cesar Azpilicuetan i cili e ka nderuar në njëfarë mënyre skuadrën nga Pamplona  që i dha shansin të njihet botërisht e më pas të zhvillojë një karrierë të mrekullueshme gjatë të cilës ka fituar shumë trofe si me Chelsean ashtu edhe me ‘’ La Furia Rojan ‘’. 

Për Barcelonën është shumë e rëndësishme të mos bëjë hapa fals në sezonin vijues dhe të afrohet me titujt e munguar sidomos pas largimit të treshes magjike Messi – Suarez -Neymar , etapë që rezultoi shumë e vështirë për tu kapërcyer por në futboll ngjarje të tilla janë shumë normale dhe duhet të mësohesh me këtë fakt .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy