Roma “djeg” konkurrencën, firmos me lojtarin që shkëlqeu në Francë
Houssem Aouar, është lojtari më i ri i Romës. Mesfushori algjerian, është transferuar te verdhekuqtë me parametra zero, pasi i përfundoi kontrata me Lyon.
24-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Ligue 1, në Francë, teksa ka dalë nga akademia e Lyon dhe ka shkëlqyer edhe me ekipin e parë.
Më herët është përfolur edhe për një interesim të Milanit për Aouar, por duket se te Roma janë treguar më të shkathët dhe kanë rrëmbyer algjerianin.
Për futbollistin, kjo do të jetë aventura e parë jashtë Francës, në rang klubesh, ndërsa në rang kombëtaresh, numëron edhe një ndeshje me kombëtaren e Francës.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.