U afrua një muaj më parë, mbrojtësi largohet zyrtarisht nga Kukësi

U afrua një muaj më parë, mbrojtësi largohet zyrtarisht nga Kukësi

Aventura e mbrojtësit Aleksandar Milic te Kukësi ka zgjatur vetëm 1 muaj. Futbollisti 22-vjeçar është larguar nga skuadra verilindore dhe është rikthyer në Malin e Zi, aty ku ka firmosur me Petrovac.

Zyrtarizimi ka ardhur edhe nga vetë klubi i Kukësit, që njoftoi se është ndërprerë kontrata, me marrëveshje të dy palëve.

Sipas klubit verilindor, numri i lartë i futbollistëve të huaj në skuadër, bëri që drejtuesit të kërkonin ta huazonin mbrojtësin në një skuadër tjetër, por kjo nuk u pranua nga lojtari dhe tashmë kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Milic do të vazhdojë karrierën në Malin e Zi, teksa menjëherë pas largimit nga Kukësi, ka dalë në stërvitje me Petrovac.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy