Ancelotti këmbngul për Richarlison

Ancelotti këmbngul për Richarlison

Lëvizjet e merkatos çdo ditë  vijojnë  të jenë  prezente në ekipet më të njohura të Europës .  Buxheti i reduktuar për arsye të impaktit të fortë që ka shkaktuar koronavirusi  në një lloj mënyre i detyron për të kërkuar përforcime me një kosto më të ulët me qëllimin e  ruajtjes së një stabiliteti në aspektin ekonomik . Në rastin konkret Real Madridi pas  firmosjes përsëri me Carlo Ancelottin vijon të fokusohet  çdo ditë e më shumë tek  fuqizimi i organikës sepse pretendimi i kësaj skuadre është mosdevijimi nga rruga e suksesit  . Traineri italian tashmë i ka hedhur hapat e parë në funksion të kësaj ideje dhe është mjaft i qartë për aksionet e mëtejshme . 

Para disa kohësh ka vënë në dijeni drejtuesit për të filluar tratativat për sulmuesin e Evertonit Richarlison.  

Braziliani e ka impresionuar 62 vjeçarin në kohën kur drejtonte ‘’ The Toffes ‘’ dhe memoria brilante e tij e ka rikthyer përsëri në djepin e futbollit për të tentuar transferimin e talentit të  Seleçaos  në  ‘’ Santiago Bernabeu  ‘’. Me përfshirjen e mundshme të Richarlison tek ‘’ Los Blancos ‘’  Carlo Ancelotti do ti jepte mundësinë golashënuesit francez Karim Benzema që të mbështetej nga një sulmues  i cili ofron  garanci në majën e sulmit. 

Duke qenë se konkurrenca brenda kryeqytetasve është tepër e ashpër,  prezenca e lojtarit nga Nova Venecia do të dëmtonte Mariano Diaz dhe Luka Jovic , shitja e të cilëve do të shkonte në funksion të fuqizimit të  arkave të gjigandëve të kontinentit të vjetër për të përballuar blerjen e yllit të  skuadrës nga Liverpooli . 

Pavarësisht se anglezët e konsidrojnë një element të pazëvëndësueshëm në repartin e avancuar,  të pretendohesh nga një prej ekipeve më të famshme të futbollit është një privilegj më vete dhe gjithashtu një vlerësim shumë i madh për lojtarë që janë drejt ngjitjes në karrierë .

40 ndeshje dhe 13 gola konceptohen si  statistika tepër motivuese për 24 vjeçarin që eshte drejt plotësimit të një objektivi për të cilin ka ëndërruar që në fillimet e tij si futbollist .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy