
Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e dytë miqësore, në prag të Europianit.
Pas Lihtenshtejnit, sfidë të fituar me rezultatin 3-0, kuqezinjtë do të përballen me Azerbajxhanin, në stadiumin “Haladas” në Hungari.
Trajneri Silvinjo, do të ketë mundësinë për të testuar lojtarët, para Europianit, aty ku kuqezinjtë janë pjesë e grupit B, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha: Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj: Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Broja, Seferi.
AZERBAJXHANI: Mahammadal: Mammadov, Huseynov, Mustafazade, Jafarguliyev: Makhmudov, Diniyev, Isaev: Sheydaev, Bayramov, Emreli.



