
Objektivi i rikthimit në kohët e arta po e shoqëron çdo sekondë Real Madridin , drejtuesit e të cilit janë duke i provuar të gjitha pistat në lidhje me fuqizimin e skuadrës . Emri rradhës është 19 vjeçari Fabio Carvalho i cili ka spikatur në Championship me Fulhamin . ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë marrë shumë seriozisht transferimin e portugezit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sepse sipas ‘’ Daily Mail ‘’ duke marrë në konsideratë cilësitë e tij mund të shëndërrohet në një element determinant në të ardhmen .
Një ndër politikat e klubit të ‘’ Merengues ‘’ është spikatja e talentëve dhe më pas ti japin shansin e zhvillimit, në një skuadër ku komoditetet s’kanë nevojë për koment dhe mbi të gjitha ku trofetë janë të panumërt . Kryeqytetasit kërkojnë të përsërisin formulën e suksesshme si me Rodrygo Goes , Vinicius Junior dhe gjithashtu Eduardo Camavinga , lojtarë që janë projektuar si liderët e të ardhmes së Real Madridit. Statistikat e arritura nga Fabio Carvalho janë tepër shpresdhënëse sepse e ka nisur sezonin super i motivuar me 3 gola në 5 ndeshje .
Por spanjollët nuk janë të vetmit në këtë garë sepse edhe Leeds United i Marcelo Bielsas ka shfaqur interes për mesfushorin nga Lisbona .
Sipas parashikimeve kjo histori nuk do të mbetet me kaq sepse mendohet se më kalimin e kohës të tjerë gjigandë të kontinentit të vjetër do ti bashkohen interesit për Fabio Carvalhon .
Në plan të parë ‘’ Los Blancos ‘’ janë qartësisht të avantazhuar por situatat vijuese mund ta ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve dhe do t’ia vështirësonin arritjen e objektivit .



