
E ardhmja e Diego Costas ka ndryshuar katërciprisht në orët e fundit . Kur mendohej se braziliani ishte pranë kalimit tek Fenebahche , Atalanta është hedhur në sulm për ta transferuar golashënuesin në ‘’ Gewiss Stadium ‘’ .
Bergamaskët janë goditur nga dëmtimi i Duvan Zapatas dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ , skemat e Gian Piero Gasperinit kanë nevojë menjëherë për një element që bën diferencën në metrat e fundit dhe 33 vjeçari ka shumë shanse për tu transferuar tek zikaltërit.
‘’ La Dea ‘’ nuk mund të presë gjatë sidomos pas kësaj situate që e ka sikletosur italianin por besimi tek djemtë e tij i jep më tepër forcë drejt të ardhmes .
Megjithatë kësaj historie i është bashkangjitur një kundrakohë që mund të konsiderohet një minus sepse Diego Costa nuk është i regjistruar në kompeticionet europiane dhe fatkeqësisht në momentin që flasim nuk mund të bëhet asgjë për ta shijuar këtë eksperiencë .
S’duhet anashkaluar se ishi i Atleticos mund të aktivizohet në kampionat ose kupë në mënyrë që të adaptohet tek Atalanta të cilës i duhen emra që bëjnë diferencën në metrat e fundit dhe Diego Costa e ka konfirmuar në të kaluarën se është një sulmues shumë i rrezikshëm.
Dyert në tokën e premtuar vijojnë të hapen për Diego Costan dhe Atalanta mund të rezultojë një eksperiencë interesante për këtë lojtar që tregoi vlerat e tij edhe me Chelsean në të kaluarën .



