
Ishte përfolur prej kohësh, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi, Frank Lampard, është trajneri më i ri i Evertonit.
Ka qenë vetë klubi anglez, që ka prezantuar Lampardin, si trajnerin më të ri të skuadrës. Ish-trajneri i Chelsea, do të pasojë në stol Rafa Banitez.
Ky i fundit u shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta të arritura. Në këtë situatë, drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e skuadrës Lampardit, me të cilin kanë firmosur për 2 vite e gjysmë.



