
Drejtuesit e Real Madridit vijojnë me përqëndrimin maksimal në merkaton e verës , me anë të cilës do të tentohet të përsëritet sezoni i kaluar.
Një fokus të rëndësishëm e kanë marrë edhe talentët , të cilët do të jenë përfaqësuesit e të ardhmes tek ‘’ Galaktikët ‘’.
Investimet e të kaluarës i dhanë shumë shpejt rezultatet për spanjollët , ndër të cilat kanë spikatur Vinicius Junior , Rodrygo dhe Fede Valverde që i kanë kushtuar xhepave të bosit Florentino Perez rreth 120 milionë euro.
Fituesit e La Ligas dhe Champions Leagues synojnë të mosdevijojnë nga kjo rrugë dhe e kanë vetë në dorë që të rikonfirmojnë superioritetin në sezonin vijues.
Në lidhje me kuadratin e bardhë , Gabriel Slonina e ka bindur Carlo Ancelottin se duhet të jetë zëvëndësuesi i Thibaut Courtois.
Amerikani ndiqet edhe nga Chelsea , rival shumë i ashpër për ‘’ Los Blancos ‘’ por asi nën mëngë i tyre është aktualiteti që po përjetojnë dhe dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ vijojnë të hapura për gardianin e Chicago Fires.
I dyti në listë është Gonzalo Sosa që mbron ngjyrat e Racing Avellanedas në Argjentinë. Për 17 vjeçarin madrilenëve do ti duhet të mposhtin Manchester City-n dhe Juventusin , rivalë që i kërcënojnë seriozisht spanjollët për yllin e kampionatit argjentinas.
Lojtari rradhës është Matheus Nascimento. 18 vjeçari i Botafogos është rekomanduar nga zbuluesi i talentëve tek Real Madridi Juni Calafat i cili po e ndjek prej kohësh sulmuesin .
Ylli nga Rio de Janeiro konsiderohet zëvëndësuesi i Karim Benzemas në një të ardhme të afërt dhe Florentino Perezi e ka treguar ndër vite se për skuadrën e zemrës nuk është kursyer në asnjë moment duke bërë maksimumin dhe koha i ka dhënë të drejtë miliarderit spanjoll sepse Real Madridi padyshim mbetet një ndër klubet më të suksesshëm në botë.



