
Sergio Aguero, pak kohë më parë, njoftoi largimin nga futbolli i luajtur, për shkak të problemeve me zemrën.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “TYC Sports”, argjentinasi është shprehur se dëshiron të luajë, por diçka e tillë e frikëson. Madje ai shtoi se nuk shikon më futboll apo edhe lajme në lidhje me këtë sport.
“Sot dua të luaj, por jam i frikësuar. Jam stërvitur gjatë gjithë jetës sime në maksimum dhe në gara të mëdha. Nuk shikoj futboll apo lajme, nuk më intereson çfarë është duke ndodhur.
Unë përqendrohem në atë që më pëlqen më shumë. Rikthimi për të luajtur më vjen në kokë herë pas here, por e di që është diçka që nuk mund ta bëj. Më thanë se isha me fat sepse mund të kisha pësuar një atak në zemër. Tani është koha për t’u çlodhur, jam i kënaqur me atë që po bëj.”



