Arbitri nuk kursehet në finalen Boca Juniors-Racing, nxjerr kartonin e kuq 11 herë (VIDEO)

Arbitri nuk kursehet në finalen Boca Juniors-Racing, nxjerr kartonin e kuq 11 herë (VIDEO)

Finalja e Superkupës në Argjentinë, mes Boca Juniors dhe Racing, ka qenë me të vërtetë e çmendur.

Në sfidën, ku përballë ishin fituesja e kampionatit (Boca Juniors) dhe fituesja e Kupës (Racing), arbitri nxorri plot 11 herë kartonin e kuq.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, por numri i lojtarëve nuk ishte i njëjtë tek të dyja skuadrat, paso Boca Juniorsit iu larguan dy lojtarë me të kuq, Villa dhe Ibarra (në stol), ndërsa Racing iu largua me të kuq Carbonero. Gjithçka nisi pas protestave për një penallti dhe lojtarët u përfshinë në një sherr mes tyre.

Kartonët e kuq nuk munguan as në shtesë, aty ku arbitri ndëshkoi edhe 6 lojtarë të tjerë të Bocas, dy prej tyre në stol. Te Racing u ndëshkuan me të kuq dy të tjerë, por kjo pak rëndësi kishte për ta, pasi në minutën e 118-të, shënuan golin e fitores me Alcaraz, që i dha trofeun e Superkupës skuadrës së tij.

Duket se gjithë ky tension, është krijuar edhe nga fundi i kampionatit, ku Boca Juniors mori titullin kampion, pasi Racing u ndal në ndeshjen e fundit nga River Plate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy